VIDEO/ Gafë e pafalshme e Tiranës, ndëshkon Partizani

Në “Selman Stërmasi” po luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e 15-të të Kategorisë Superiore, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë mbyllet pa gola, edhe pse ritmi i lojës ishte i kënaqshëm.

Në pjesën e dytë bardheblutë shënojnë. Grent Halili (djali i presidentit Refik Halili) i ndodhur i pambuluar brenda zone, gjuan saktë, duke e dërguar topin pas krahëve të Alban Hoxhës.

Të kuqtë reagojnë mjaft shpejt. Në të 67’ Rubin Hebaj, i cili futet në lojë si zëvendësues, barazon rezultatin, 1-1.

Sulmuesi i Shpresave bëhet hero, pasi në minutën e 87-të shënon dhe golin e dytë. Hebaj përfiton nga një gabim i Hoxhallarit dhe e dërgon topin lehtësisht në rrjetën e bardhebluve.