Derrat e egër ‘zbresin në qytet’ dhe sulmojnë emigrantin, ja çfarë bën ai për t'i shpëtuar

Një i ri emigrant, pakistanez, është përballur me një aventurë të pabesueshme. Ai është 'sulmuar' nga 6 derra të egër në zonën Vathy Avlidas në Greqi.

Siç raportojnë mediat grek, ngjarja ka ndodhur pranë linjave të trenit.

Menjëherë emigranti nga Pakistani ka kërkuar ndihmë në numrin 112, por për ti shpëtuar ai u hodh në det.

Emigranti më pas u shpëtua nga një varkë private pranë portit.

Sipas informacionit, derrat e egër duket se kanë "zbritur" nga pylli i Ritsonës.