FOTO/ Një zyrtar i EUROPOL në policinë shqiptare, Soreca: Luftoni krimin nëse doni Europën

Ambasadori i Bashkimit Evropian, në vendin tonë, Luigi Soreca, i ka bërë apel qeverisë shqiptare që nëse duan integrimin në Europë të luftojnë krimin e organizuar.

Postimi i Sorecës:

Me anë të një statusi në rrjetet sociale Soreca shkruan se lufta kundër krimit është prioritet për BE dhe se bashkëpunimi do të jetë më i rëndësishëm se kurrë kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar.

“Lufta kundër krimit është një prioritet për BE dhe Europol. Së bashku me forcat policore kanë ngritur rrjetin @ON për të forcuar bashkëpunimin e tyre kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar”, thotë ambasadori i BE.

Ndërkohë që në një status tjetër Soreca paralajmëron se vitin e ardhshëm një zyrtar i lartë i Europol do të jetë në Policinë e Shtetit.

Ja postimi i Sorecës:

 “Bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Për këtë qëllim, dërgimi i një zyrtari ndërlidhës Europol në Policinëe Shtetit nga janari 2019 është një hap i rëndësishëm. Kjo do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues ndërmjet forcave policore të MSH dhe BE”, shkruan Soreca.