ZYRTARE/ Pas mbledhjes, Rummenigge merr këtë vendim për Niko Kovaç

Shefi ekzekutiv i Bajernit, Karl-Heinz Rummenigge ka folur për të ardhmen e trajnerit Niko Kovaç.

“Dëshira jonë është që të punojmë së bashku për shumë kohë. Uroj që të jemi bashkë vetëm për Krishtlindjet e ardhshme, por edhe për ato në vitin 2019 dhe 2020”, tha ai.

Kohët e fundit është folur për ultimatume dhe mundësi largimi, por Kovac duket se ka shpëtuar nga fitorja e thellë kundër Benfica-s në mesjavë.

“Po shoh një trajner që po lufton, gati të ndryshojë disa gjëra. Dhe ai duhet t’i ndryshojë disa gjëra”, tha Rummenigge për mediat gjermane para mbledhjes së përgjithshme vjetore të klubit bavarez.

“Bayern do t’ia japë shansin trajnerit që të bëjë ndryshimet e duhura. Megjithatë, në fund të ditës, natyrisht, rezultatet duhet të jenë ato që presim. Vendi i pestë nuk është absolutisht i pranueshëm në fund të sezonit”, përfundoi ai.