Nga Holanda në Shqipëri, armë lufte dhe kokainë në pemët e Krishtlindjeve

Kuestura e Bolzano, Itali, ka arrestuar dy persona për trafik droge dhe armësh gjatë një kontrolli në pengesën e autostradës në Vipiteno, njoftojnë mediat italiane, përcjell Syri.net.

9 kg kokainë, 4 automatikë Skorpion dhe 4 pushkë gjysëm automatike, municione lufte: këto janë ato që gjeti policia të fshehur midis luleve dhe pemëve të krishtlindjeve, në një kamion shqiptar të nisur nga Holanda dhe që ishte drejtuar për në Shqipëri.

Të arrestuarit që ishin në bordhin e kamionit janë dy shqiptarë të moshës 40 dhe 54 vjeç.

Hetuesit kanë bindjes se droga ishte e destinuar për tregun italian.

Mbi 10 milionë llogariten të ardhurat e mundshme nga shitja me pakicë.

Të akuzuarve iu dhe edhe akuza për futjen e paligjshme në vend të armëve të luftës. /SYRI.NET