Kokainë me postë, dënohen postierët që paguheshin nga trafikantët
Trafikanëtët kishin gjetur një mënyrë shumë të thjeshtë që të shprëdanin malline tyre.
Ata u jepnin punonjësve të postës, deri në 250 dollarë, për të shpërndarë drogë në adresa të caktuara. Këtë e deklaroi Zyra e Prokurorit të SHBA në një deklaratë gajtë ëksja jave.
Të paktën 16 punojës të shërbimit postar në Amerikë janë dënuar me 3 deri në 9 vite burg pasi ishin korruptuar nga trafikantët e drogës.
Postierët morën ryshfet për të shpërndarë drogë.
"Ky operacion i rëndësishëm identifikoi 16 individë të korruptuar, të cilët zgjodhën të abuzojnë me besimin tonë dhe në vend të kësaj përdorën pozicionin e tyre për të shpërndarë drogë."
Agjentët federalë nisën hetimet në vitin 2015, pasi po ndiqnin një organizatë të trafikimit të drogës në Atlanta.
Ata zbuluan se trafikantët e drogës synonin punonjësit e postave, sepse për shkak të punës së tyre kishte pak mundësi që të kontrolloheshin nga policia.
Për identifikimin e punonjësve të korruptuar, u përdor një agjent sekret që shtirej si një trafikant në kërkim të postierëve për të ofruar kokainë dhe marijuanë.
Punonjësit e dënuar janë të moshave nga 26 deri në 64 vjeç. Përveç dënimit, ata do të paguajnë qindra mijëra dollarë.