Lleshi vazhdon turin nëpër Shqipëri, sot takim me policinë e Korçës

Pas marrjes së detyrës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj po viziton drejtoritë e policive në vend.

Kështu pas Gjirokastrës, ditën e sotme Lleshaj ka shkuar në Korçë, ku po zhvillon një takim me drejtues të policisë së këtij qarku.

Kryesisht në fokus të takimeve të Lleshajt me strukturat e policisë ka qenë garantimi i sigurisë së qytetarëve.