Tritoli në një biznes në Fushë-Krujë, ja emri i pronarit të lokalit

Policia e Shtetit ka dhënë detaje rreth shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e të enjtes në një lokal në Fushë-Krujë.

Policia bën me dije se tritoli ishte vendosur në lokalin e shtetasit Ibrahim Lami, 58 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme material, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Kjo zonë është shumë e njohur për ngjarje te tilla kriminale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.