‘Shpërthen’ keq portieri i Realit: Nuk është e drejtë çfarë po ndodh me mua!

Portieri Keylor Navas ka folur për situatën e vështirë që po kalon te Real Madrid.

“Ylli” nga Kosta Rika, nuk po kalon momente të mira në ‘Santiago Bernabeu’, ku që nga ardhja në krye e Santiago Solarit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, shkruan SYRI.net.

“Unë arrita të fitoi tre tituj të njëpasnjëshëm të Champions Leagues dhe tani kam përfunduar në stol”, tha fillimisht Navas.

Portieri ka shtuar se nuk ka bërë ndonjë gabim për të përfunduar në stolin rezervë pos sipas tij janë politikat e trajnerëve për ta lënë jashtë formacionit.