Cutrone: Ishte një moment i dobët kur pësuam dy gola të shpejtë

Milan ka marrë një fitore me përmbysje 5-2 ndaj Dudelanges dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën tjetër të Europa Leagues.

Në këtë takim, ndër lojtarët që shkëlqeu ishte edhe Patrick Cutrone i cili realizoi një gol dhe në një tjetër ishte protagonist kryesor.

Ai pas ndeshjes ka thënë se skuadra ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme, përjashtuar një moment kur u hutua.

“E filluam mirë takimin, por u ndëshkuam nga dy shpërqendrime. Me rëndësi është  se ne fituam tre pikët. Shpërqendrimet ishin gabime që do të mësojmë nga to” ka thënë Cutrone pas ndeshjes.

Sa i përket ndeshjes ndaj Olympiacos, ai ka thënë se nuk duhet bërë kalkulime por duhet shkuar për të fituar.

Milan aktualisht ka grumbulluar 10 pikë, një më pak se Real Betis dhe tri më shumë se Olympiacos.