Zyrtare/ Caktohet data dhe stadiumi ku do të luhet finalja River-Boca

Tashmë është zyrtare. Ndeshja e kthimit për finalen e Kupës së Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors do të luhet më 9 dhjetor, në “Santiago Bernabeu”, në orën 20:30.

Në zyrat e CONMEBOL-it, Komisioni i Disiplinës u mblodh, për të shqyrtuar ngjarjet që çuan në shtyrjen e kësaj ndeshje.

U hodh poshtë kërkesa e Bocës për fitore 3-0 në tavolinë, prej sulmit ndaj autobusit me futbollistë, dhe tashmë gjithçka do të vendoset në fushën e kryeqytetit të Spanjës.

Në fundjavën e 8-9 dhjetorit, Reali i Madridit do të presë në shtëpi Huescan, por nga pikëpamja logjistike, nuk do të ketë asnjë problem.

Duke parë edhe marrëdhënien mjaft të mirë të presidentit Florentino Perez, me ata të Riverit dhe Bocës, diçka e tillë nuk do të jetë problem.

Komuniteti argjentinas është mjaft i madh edhe në Spanjë, ku numërohen rreth 71 mijë.

Kishte edhe hipoteza të tjera që kjo finale të luhej në “Camp Nou”, apo në Katar, por në fund u zgjodh “Santiago Bernabeu”.