VIDEO/ Kapiteni shkakton autogolin më të çuditshëm në Europa League

Gjatë ndeshjes së sotme mes Eintracht Frankfurt dhe Marseille në Europa League është shënuar një autogol tepër i çuditshëm.

Autori i këtij autogoli ka qenë ish-lojtari i Brazilit dhe aktualisht kapiteni i Marseille, Luis Gustavo.

Ai nuk ka parë vendndodhjen e portierit dhe ka pasuar topin mbrapa, por topi ka shkuar drejt e në rrjetë.