Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, plagosi me thikë kinezin një natë më parë. Emri

Policia italiane ka bërë ët ditur se ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar, të identifikuar si Arben Çepele, i cili në bashkëpunim me një person tjetër plagosi një kineze në studion e tij.

I riu 25-vjeçar me origjinë kineze ka marrë një goditje në gjoks, e cila i ka prerë aortën. Aktualisht ai ndodhet në i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur për motivin dhe rrethanat e krimit, mësohet se shqiptari së bashku me kinezin dhe dy italianët e tjerë kishin vendosur të formonin një shoqëri për riciklimin e mbeturinave. Por gjithçka kishte nisur keq pasi kinezi kishte ardhur 2 orë më vonesë në takim. Më pas kishin pasur edhe mosmarrëveshje të tjera lidhur me krijimin e kompanisë.