‘Tërbohet’ Milani, ja çfarë bën ndaj Dudelange

Nuk kanë fund emocionet në “San Siro” në ndeshjen Milan -Dudelange.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, por në të dytën shënohet goli i tretë.

Janë miqtë nga Luksemburgu që shënojnë në minutën e 49-të me Turpel.

Por vetëm sa për të zgjuar kuqezinjtë nga “gjumi”, pasi ata shënojnë 4 herë të tjera, duke përmbysur rezultatin në 5-2.