Shqiptarët më paragjykuesit në rajon dhe Europë, të varfrit diskriminohen

Shqiptarët janë populli më diskriminues në rajon dhe Europë ndaj të varfërve. Sipas një raporti të Komisionit Europian vërehet se 33% e qytetarëve shqiptarë i përçmojnë njerëzit lidhur nga të ardhurat dhe statusi i punës. Ndërkohë që ky nivel është më i ulët në vendet e tjera të rajonit apo Europës.

Edhe pse shqiptarët janë një popull i varfër, ata janë më diskriminues ndaj personave me nivel të ulët të ardhurave.

Nëse e krahasojmë me vendet e rajonit, niveli mbetet shumë i lartë.

Në Greqi, vetëm 17% e qytetarëve shprehen diskriminues, në Itali 12% Maqedoia 20%, ndërsa Mali i Zi vetëm 11%.

Ndërkohë vendet që kanë nivelin më të ulët të paragjykimit ndaj personave të varfër janë Suedia, Austria, Gjermania dhe Spanja.

Nëse i ndajmë sipas grupmoshave, ata që nuk janë diskriminues në Shqipëri janë adoleshentët të cilët janë shprehur se nuk i gjykojnë njerëzit nga të ardhurat apo pozicioni i punës.

Ndërkohë që të rinjtë e moshës nga 25-34 vjeç janë nëngrupi më i prekur nga ky paragjykim.

Në këtë mënyrë shqiptarët janë më diskriminuesit në Europë ndaj të varfërve edhe pse në krahasim me vendet e rajonit ne kemi nivelin më të ulët e të ardhurave për frymë.

Shqipëria vlerësohet të ketë të ardhura për frymë prej 5261 dollarësh në vit.