VIDEO/ Operacioni anti-kapsolla, grupe policësh kontrollojnë dyqanet në Tiranë

Policia e Tiranës njoftoi se në kuadrin e masave për ndalimin e lëndëve plasëse, ka vijuar kontrollet dhe ditën e sotme. Kontrollet janë ushtruar në dyqanet dhe tregjet e ndodhura në rrugët “Petro Nini”, “Ali Demi”, rruga e Elbasanit, “Ali Kelmendi”, “Ferit Xhajko”, “New York” etj.

Nga kontrollet e ushtruara nuk janë konstatuar lëndë plasëse apo produkte piroteknike. Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë ushtruar inspektim në lidhje edhe me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet (dyqanet), siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.

Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet e tregje, në gjithë vendin.