Gazeta zvicerane/ Edi Rama flet për vetëvrasje!

Pas  ekspozitë personale të hapur në  Rostock të Gjermanisë fundjavën që shkoi Edi Rama ka dhënë disa intervista për mediat të ndryshme europiane. Një prej tyre është marrë edhe nga gazeta zviceriane, “Neue Zuercher Zeitung”.

Mes të tjerave gazetari e ka pyetur edhe për kaosin e ndërtimeve informale dhe mënyrat, se si mund ti jepet një zgjidhje kësaj plage sociale.

Përgjigjja e kryeministrit të Shqipërisë ka qenë befasuese pasi ai e ka quajtur vetëvrasjen e kujtdo në Shqipëri, si një normalitet:

Pyetje: E ashtuquajtura arkitekturë informale romantizohet me qejf – pallatet e zaptuara në Venezuelë fitojnë çmime në Bienalen e Venecias, ku janë prezantuar edhe veprat tuaja artistike; dyqanet në rrugë në Kinë shihen si shenja të kryengritjes. A mund ta kuptoni këtë?

Edi Rama: Mendoj se ne përherë duam atë që nuk e kemi dhe përherë e kemi atë që nuk e duam. Në Zvicër dikush do të mund të bënte vetëvrasje për shkak se asgjë nuk dështon, nuk ka sfida. Në Shqipëri njerëzit mund të vrasin veten për shkak se gjithçka dështon.