Komunistët të pakënaqur, nga pinjolli i tyre: Poshtë qeveria e Edi Ramës!

Nuk kanë munguar si çdo vit më 29 nëntor në varrezat e dëshmorëve anëtarët dhe përkrahësit e Partisë Komuniste,  veteranët dhe mjaft pinjollë të familjeve të nomenklaturës së diktaturës. Ata janë shfaqur aty 1 orë pasi kryen homazhe kryeministri, presidenti dhe eksponentë të tjerë të partive të majta në Shqipëri.

Si gjithmonë ata kanë bërë sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve duke mbajtur portretin e diktatorit, Enver Hoxha në duar. Por ajo që ka “habitur” dhe që ndodh për herë të parë në këtë 29 nëntor ata u shfaqën edhe parulla kundër qeverisë socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, e cila sipas tyre e ka tradhtuar idealin e partisë nga kanë dalë.

Në galerinë e fotove të mëposhtme mund të shihen parullat që mbajnë slogane si; “‘Poshtë Qeveria Neoballkaniste e Edi Ramës’, ‘Bularati është Shqipëri’” etj.