28 apo 29/ Ironia e publicistit: Shqiptarët e panë kur dhj*eu gjermani i fundit, por jo kur iku

Publicisti i njohur Ilir Demaliaj, ka ironizuar debatin e përbishtëm shqiptar se kur iku gjermani i fundit në 28 apo 29 nëntor.

Duke u nisur nga ky debat i përvitshëm, Demaliaj ka postuar një foto duke e shoqëruar me një bejte shkodrane, në të cilët tregon se shqiptarët panë gjithçka që bëri gjermani para se të ikte, por vetëm datën kur iku asnjëri nuk e mban mend.

Ja bejtja e Shkodrane e publikuar nga Demaliaj:

E kan pa tuj e dhi te tane

biles bark ishte t'u i shku.

Njezet tete a njezet e nande

daten n'fakt e kan ngatrru.

I shkoi barku der n'kup t'gjunit.

Kushedi,ishte helmu

Njiky asht gjermani fundit

kur Shqipnija u çliru.

Iku dhe e lshoi ket vend.

Ka kalu kufinin naten

Shqiptart mir nuk e mbajn n'mend

hala sot e ngatrrojn daten.????????