Sot mblidhet Parlamenti Europian, diskutime për dialogun Kosovë - Serbi

Është parashikuar që në seancën e ditës së sotme anëtarët e Parlamentit Europian në Bruksel do të diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi.

Përveç kësaj mësohet se eurodeputetët do të vlerësojnë gjithashtu edhe progresin në kuadër të integrimit europian të bërë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi.

Për sa i takon Serbisë, Parlamenti Europian do të miratojë një rezolutë parlamentare, fokusi i të cilës do të jetë një dokument në të cilin përfshihen 5 fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe dialogun me Kosovën.