Horoskopi i vitit 2019 sipas Paolo Fox! Zbuloni kush do jenë shenjat më me fat, ters për..

Astrologu i njohur Paolo Fox, ka bërë parashikimin e yjeve për vitin 2019-të, ku parashikon fat të keq për disa shenja Horoskopi.

Sipas Fox, 2019-ta do të jetë viti i ndarjeve.

“2019-ta do të jetë një vit që i ndryshimeve radikale, i ndarjeve”. Kështu e përshkroi astrologu Paolo Fox vitin e ardhshëm, në një intervistë me “Corriere della Sera”.

“Për Shigjetarët do të jetë një vit interesant, janë ata që nuk e lënë veten të frikësohen dhe largohen pa e menduar dy herë.

Do të jetë një vit i mirë për Luanët e Peshqit, sidomos në anën emocionale dhe të shtëpisë”, tha Fox.

Nëse një person në çift është në vështirësi, ai mund të transmetojë negativitet në marrëdhënie. Vështirësia e njërës shenjë të horoskopit mund t’i përcillet dhe tjetrës.

Vështirësia më të mëdha është për Gaforren, duke pasur parasysh opozitën me Saturnin.

Çfarë është e rëndësishme, lidhet me rëndësinë e fillimit të një biznesi apo bërjes së një blerjeje të rëndësishme në ditën tuaj më të mbarë të vitit.