Gjendet në Izrael maska e rralë 9000 vjeçare

Një maskë guri 9,000-vjeçare është zbuluar nga Autoriteti Izraelit i Antikave (IAA), një nga vetëm 15 në botë.

Artikujt janë gjetur në zonën rreth Hebronit në jug të Bregut Perëndimor të okupuar.

Gazeta në internet Times of Israel raporton se autoritetet e ruajtën maskën nga hajdutët më parë gjatë vitit, ndonëse detajet mbeten të paqarta.

Bërë nga gur ranor rozë dhe të verdhë, maska daton që në epokën e Neolitit.