Pi fostoksinë, ndërron jetë 25-vjeçari

Një i ri i ka dhënë fund jetës së tij, duke konsumuar fostoksinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Krujë.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se, është vetëhelmuar me fostoksinë, L. Z., 25 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.  

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 27. 11. 2018, është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasi L. Z., 25 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Neni 99 i Kodit Penal.