FOTO/ Ja ekipet që u kualifikuan sot në Ligën e Kampioneve

U luajtën mbrëmjen e sotme ndeshjet e pesta në grupet e Ligës së Kampioneve, raporton Syri.net.

Në Grupin A, Atletico e Madridit me fitoren e arritur në shtëpi me Monacon, u kualifikua në fazën me eliminim direkt.

Edhe Borussia e Dortmundit, edhe pse barazoi 0-0 me Club Brugge, siguroi biletën për më tej.

Në Grupin B, Barcelona siguron vendin e parë, ndërsa Inter dhe Tottenham janë në luftë për vendin e dytë.

Zikaltrit ndeshjen e fundit do ta luajnë në shtëpi me PSV, teksa përveçse u duhet fitorja, u duhet edhe që Tottenhami të mos fitojë me Barcelonën në “Camp Nou”.

Në Grupin C janë Napoli, PSG dhe Liverpool që do të luftojnë deri në fund për dy vende.

PSG duket disi më e favorizuar, pasi do të luajë me Crvena Zvezdën, ndërsa deçizive do të jetë Liverpool-Napoli.

Në Grupin D, nuk ka më histori. Porto kualifikohet si vendi i parë, ndërsa e shoqëron Shalke 04.