FOTO/ Befasi te Napoli, Elseid Hysaj nuk luan kundër serbëve

Napoli po luan në fushën e vet me Crvena Zvezdën ndeshjen e pestë të Grupit C të Ligës së Kampioneve, njofton Syri.net.

Napoletanët po udhëheqin me rezultatin 2-0 me golat e Hamsik dhe Mertens.

Por ajo që bie në sy është se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, nuk është titullar në sfidën kundër serbëve.

Nuk dihet ende arsyeja përse Ancelotti nuk e ka aktivizuar shkodranin në përballjen me ekipin nga Beogradi.