FOTOLAJM/ Burrat që bënë historinë e re të Kombit

Shqipëria sot feston 106 vjetorin e Pavarësisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme një foto të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, dy shqiptarëve që ngritën flamurin në Vlorë dhe shpallën pavarësinë.

‘Burrat e pavdekshëm që bënë historinë e re të kombit shqiptar!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.