VIDEO+FOTO/ Atletico Madrid siguron kualifikimin në Champions

Atletico e Madridit luajti në fushën e vet me Monacon sfidën e vlefshme për Grupin A të Ligës së Kampioneve, shkruan Syri.net.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone fitoi me rezultatin e pastër 2-0.

Koke në minutën e dytë dhe Griezmann në të 24’ i dhanë fitoren spanjollëve.

Më tri pikët e marra Atletico e Madridit ngjitet e para në Grupin A, teksa siguron kualifikimin në 1/8-at e finaleve të Championsit.