PSG-Liverpool, formacionet zyrtare. Ja çfarë ndodh me Neymar dhe Mbappe

Në “Parc des Princes” do të luhet mbrëmjen e sotme ndeshja më e rëndësishme e Champions League mes PSG dhe Liverpool, shkruan Syri.net.

Dy ekipet synojnë kualifikimin në Grupin C, teksa në garë janë edhe Napoli me Crvena Zvezdën.

Supersfida do të luhet në orën 21:00, teksa dy trajnerët i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Në dyshim për këtë sfidë ishin Neymar e Mbappe, por trajneri Tuchel ka vendosur t’i aktivizojë të dy yjet.