FOTO/ Ja vendi i parë i NATO-s që zgjedh një grua në krye të ushtrisë. Emri

Gjeneral-majore Alenka Ermenc, mori sot postin e shefes së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sllovenisë. Në këtë mënyrë, Sllovenia u bë vendi i parë i NATO-s që zgjodhi një grua në krye të ushtrisë së saj.

Ermenc, 55 vjeçe, deri më tash ka qenë zëvendëse e kreut të ushtrisë.

Ajo ka filluar karrierën ushtarake në vitin 1991, kur Sllovenia ka fituar pavarësinë nga ish-Jugosllavia.

Presidenti slloven, Borut Pahor, kryekomandant i ushtrisë sllovene, shfaqi shpresën se Ermenc do të përmirësojë performancën e trupave.

Sllovenia ka rreth 7,500 ushtarë, përfshirë forcat aktive dhe rezervë.

 “Tendenca globale e përkeqësimit të situatës së sigurisë vazhdon. Edhe pse Sllovenia nuk kërcënohet drejtpërdrejt ushtarakisht, ajo duhet të përmirësojë sigurinë e saj ushtarake relativisht shpejt”, tha Pahor.