FOTO/ Zbulohet mashtrimi, Vokshi: Kush janë këta njerëz që takuan Veliajn?

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, njëkohësisht edhe kryetare e Komisionit të Medias e Arsimit në Kuvend, ka zbardhur mashtrimin e Erion Veliajt në takimin e mbajtur dje në bashki, gjoja me banorë të Astirit.

Duke bërë publike dy fotot Vokshi është shprehur se në takimin me Veliajn kanë qenë të pranishëm policët dhe punonjës të bashkisë.

Deklarata e Vokshi është bërë në Unazën e re ku banorët prej më shumë se 25 ditësh janë duke protestuar për të drejtat e tyre.

Denoncimi i Albana Vokshit:

Ju ftoj të bëni transparencë për mbledhjen e Veliajt në bashki me banorë të pretenduar të Unazës së Re. Personat në foto në takim me Veliajn janë police bashkiakë.

Janë punonjës të bashkisë, janë rrogëtarë të Veliajt.

Me intrigën e tij Veliaj kërkon të mashtrojë banorët, por nuk ka për t’ia arritur.

Fton të gjitha mediat, edhe kombëtare, që të hetojnë për këtë takim dhe për projektin korruptiv.

Si nënë kam një apel për të gjithë shqiptarët në këtë ditë të bashkimit që të solidarizohen me protestën dhe kauzën e drejtë të banorëve të Astirit.