VIDEO/ ‘Shvercerat’ ngjyrosin Shkupin kuq e zi në Ditën e Flamurit. Spektakli në derbin shqiptar

Ndeshja e sotme në kampionatin maqedonas mes dy skuadrave shqiptare, Shkupit dhe Renovës (1-1) ka sjellë një moment fantastik dhe emocionues.

Tifozeria e Shkupit, të njohur ndryshe si "Shvercerat" kanë dhuruar një surprizë të bukur në stadiumin meqë sot ishte dhe Dita e Flamurit.

Ata kanë nxjerrë një banderolë me simbolin e shqiponjës ku mbi të shkruhej: “Dy krenarja gjithmonë valon mbi ne”.