'Mekja rrëmon të gjejë poture e opinga, për të çnderuar flamurin'

“Sot pas 106 vjetësh, në kohën e frakut e kostumit, "mekja i radhës" rrëmon të gjejë poture e opinga, për të çnderuar flamurin dhe ata burra janë ende pa varr!’ Me këto fjalë e ka komentuar sot, paraqitjen e kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë, deputeti demokrat Gent Strazimiri.

Në shënimin e tij me titull“Vulgariteti vagabondesk i ngritur në piedestal!, Strazimirit nuk i ka shpëtuar nga vëmendja gjetja pikante e Ramës për t’u dalluar midis të gjithëve në ditën kur shqiptarët nga e mbarë bota mbajnë sytë nga Shqipëria.

“Këtu e 106 vjet më parë, - shkruan deputeti, - në kohën e potureve, ca burra të mençur të veshur me frak e kostum në respekt të flamurit e të atdheut, nisën rrugën e emancipimit edhe për "meket e potures dhe opingës", "që dritë e diturisë përpara të na shpjerë"...
Sot pas 106 vjetësh, në kohën e frakut e kostumit, "mekja i radhës" rrëmon të gjejë poture e opinga, për të çnderuar flamurin dhe ata burra janë ende pa varr! Nuk them dot "Gëzuar",  s'kemi ç'gëzojmë..”

PAMJE NGA CEREMONIA;