Vasili: 28 nëntori i hidhur qeveritar, sipas Gjergj Fishtës
Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes socialiste për Integrim, Petrit Vasili e ka cilësuar këtë 28 nëntor, më të hidhurin sipas poetit dhe politikanit të madh shqiptar At Gjergj Fishta.
Vasili ka postua në facebook, një poezi të Fishtës, e cila edhe pse e shkruar 100 vjet më parë, pasqyron mësë miri gjendjen në të cilën ndodhet sot realiteti shqiptar.
Ja postimi i Fishtës:
28 nentori i hidhur qeveritar,sipas Gjergj Fishtes.
Se sa e duan atdheun dhe flamurin ata qe qeverisin sot kete vend,me mire se cdo gje i shkojne vargjet e Gjergj Fishtes se madh:
"Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtë prej llomit
qi “shqiptarë” vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninë e doni,
jo pse ju ndo ‘i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Përparimi e Qytetnia,
por veç pse ende der më sot
nji tyran s’po e gjeni dot,
nën kambë t’cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjë me jue,
e jau njof shpirtin der m’palc,
pleh i ndytë me u bartun n’shalc
e me u qitë jashta Shqipnije".