Ja paga minimale në Francë! Por francezët protestojnë…

Në Francë paga minimale që quhet SMIC është rritur në 1 janar 2018 me 1,2 përqind duke shkuar në 9,88 euro bruto në një orë ose paga minimale bruto mujore arrin 1498,50 euro.

Kjo pagë e përkthyer në Lekë shqiptare është rreth 2 milion lekë të vjetra në muaj.

Por kjo vlerë e pagës minimale nuk i ka penguar francezët të hidhen në protesta të fuqishme, për të kërkuar ndër të tjera edhe rritjen e pagës minimale. Janë pikërisht francezët që kanë veshur “jelekët e verdhë” që prej më shumë se prej 2 javësh, kërkojnë ndër të tjera edhe rritjen e pagës minimale.

Dhe nëse qeveria nuk i përgjigjet kërkesave të tyre ata mbeten të angazhuar për largimin e Presidentit Makron. Kryeministri francez prej disa ditësh tenton të negociojë me protestuesit që janë të vendosur në kërkesat e tyre.

Syri.net/ 28 nëntor 2018