Neymar te Barça? Detyron PSG-në të bëjë këtë reagim zyrtar: Lajmi është i...

Paris Saint-Germain ka përgënjeshtruar lajmin e rikthimit të mundshëm të Neymarit te Barcelona.

Emisioni televiziv “La Porteria” në Channel Beteve, raportonte se ekzistonte një marrëveshje sekrete ndërmjet PSG-së dhe Neymarit për rikthimin e brazilianit në “Camp Nou”.

Marrëveshja e përfolur pohonte se Neymar do të largohej nga PSG-ja për 200 milionë euro, në drejtim të Barcelonës.

Por, PSG-ja i ka mohuar zërat e ekzistencës së një klauzole të tillë, duke i thënë Eurosportit se shkrimet në mediat spanjolle janë lajme të rreme.