Ndërron jetë ndërsa po bënte homazhet

Një burrë ka ndërruar jetë ndërsa ishte duke zhvilluar homazhe në sheshin ‘Ibrahim Rugova’. Burri identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, thuhet se ka pësuar atak kardiak ndërsa ishte duke zhvilluar homazhe.

Edhe pse është nisur me urgjencë për në spital, ai ka mbërritur pa shenja jete dhe ka qenë e pamundur nga ana e mjekëve që ta rikthejnë në jetë.

 “Viktima mashkull shqiptar deri sa ka qenë duke bërë homazhe, i njëjti kishte pasur probleme shëndetësore. Ekipi mjekësor e kishte dërguar viktimën në QKUK-së, ku dhe viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.