Urimi special i Ambasadës Amerikane: Shqiptarë, gjejeni në këtë poster ç'pëlqejmë tek ju!

Ambasada amerikane në Shqipëri i ka uruar qytetarët shqiptarë me një mënyrë  mjaft interesante për Ditën e Flamurit. Ambasada ka piketuar fjalët më domëthënëse që portretizojnë shqiptarët dhe i ka paraqitur ato në një poster, po jo lehtësisht të lexueshëm.

Ja “puna” që i ka hapur sot ambasada, qytetarëve shqiptarë kudo në botë, që ndjekin njoftimet e saj në Fb:

Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Ne i kërkuam personelit tonë amerikan të na tregonin me një fjalë apo frazë se çfarë u pëlqente nga Shqipëria. Ky poster përfaqëson një koleksion të disa prej gjërave tonë më të dashura të Shqipërisë dhe është mënyra jonë për të treguar vlerësimin tonë për këtë vend të mrekullueshëm. A i gjeni dot fjalët? Shkarkoni posterin me rezolucion të lartë këtu https://bit.ly/2P5ËXnp, përpiquni të gjeni të gjitha fjalët, dhe shkruajini ato në hapësirën e komenteve mëposhtë. Le të shohim se sa do të gjeni!”

Dhe, në kërkimin tonë vërejtëm që në krye këto fjalë:

Mikpritje, malet, besa, natyra, njerëzit, bukë kripë e zemër, fërgesë, zemërgjerësia....dhe në fund edhe 'kafe në çdo cep'!