Bale flet pas kualifikimit të Realit në fazën tjetër të Championsit

Gareth Bale ka folur pas fitores ndaj Romës dhe kualifikimit të Real Madridit në fazën me eliminim direkt në Champions League.

Në një prononcim për mediat spanjolle uellsiani tha se “Los Blancos” e meritoi fitoren.

“Ne e merituam fitoren. Tani, ne duhet të vazhdojmë me fitore dhe të shikojmë përpara”, ka thënë fillimisht Bale.

“Ne kemi një trajner të ri dhe duhet t’i japim kohë. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë.

“Champions League është një kompeticion më ndryshe se La Liga. Është një stil ndryshe i lojës, skuadra që duan të luajnë futboll”, përfundoi uellsiani.