‘E urrej punën time’ Adrola Dushi befason me deklaratën e saj

Modelja Adrola Dushi ishte ftuar ditën e djeshme në emisionin ‘Pasditja ime’ ku rrëfeu për karrierën e saj në Amerikë dhe i befasoi të gjithë me deklaratën që ajo bëri gjatë emisionit në lidhje me punën e saj si modele.

Duke u bazuar te rrjetet sociale, ku sipas Adrolës çdo vajzë hiqet si modele, ajo tashmë e ka për ofendim të quhet si e tillë.

’E urrej punën time.Nuk do të doja këtë moment të quhesha modele ose miss, në periudhën që po jetojmë.Ndihem disi e ofenduar, ngaqë po shoh rreth e rrrotull dhe ka humbur sensi i gjësë.Nuk po i shijoj fare’ është shprehur Adrola.