De Gea bëri pritjen e vitit në Champions, kjo VIDEO po bën xhiron në rrjet

Vetëm në minutën e 91’ Manchester United ka arritur të kalojë në avantazh në duelin ndaj Young Boys duke siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt në Champions League.

Një gol i Fellainit në minutën e fundit të ndeshjes ishte vendimtar për gjigantin anglez.

Por, United nuk do t’i merrte 3 pikët sikur në portë mos të ishte David De Gea i cili bëri një pritje spektakolare.