Amerika vendos sanksione Zv. Presidentit të Nikaraguas

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione kundër nënkryetarit të Nikaraguas, Rosario Murillo, gruas së presidentit Daniel Ortega, duke i akuzuar ato për korrupsion dhe abuzime serioze të të drejtave të njeriut.

Gruaja e presidentit besohet të ketë pasur ndikim mbi një organizatë rinore që SHBA thotë se është angazhuar në vrasje jashtëgjyqësore, tortura dhe rrëmbime.

Sanksionet u imponuan edhe mbi këshilltarin e sigurisë të çiftit presidencial, përcjell syri.net.

Ajo është akuzuar për kontrollin e policisë dhe të krahut të të rinjve të Frontit të Çlirimit Frontin Sandinista.

Të martën, Thesari amerikan tha se po përdorte një urdhër të ri ekzekutiv të lëshuar nga Presidenti i SHBA Donald Trump për të ndëshkuar Murillo, duke e akuzuar atë për minimin e demokracisë së Nikaragua.