Rekordi i ri/ Ronaldo bëhet i pari lojtar që arrin këtë sukses në Champions League
Fitorja ndaj Valenicas vështirë se do të fshihet nga kujtesa e Cristiano Ronaldos.
Portugezi, bëhet i pari dhe i vetmi lojtar në planet, i cili arrin 100 fitore në Champions League, në total me të gjitha ekipet që ka luajtur.
Diçka e jashtëzakonshme kur mendon, se vetë klubi i Juventusit, në total ka arritur 91 fitore në kompeticionin e trofeut “me veshë të mëdhenj”.