VIDEO/ Tregon Arvizu: Arsyet pse zgjodha Shqipërinë për armët kimike

Ish-ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka folur mbrëmjen e sotme për çështjen e sjelljes së armëve kimike në Shqipëri, nismë e cila dështoi pas protestave masive popullore.

Ai deklaroi për Blendi Fevziun në emisionin Opinion, se kishte disa arsye që u përzgjodh Shqipëria për këtë proces.

Sipas Arvizu kryesoret ishin vendndodhja dhe kuotë e ulët e transportit.

‘Pajisjet, ekspertët shumica e të cilëve do të vinin  nga jashtë.

Është një vendndodhje e mirë për shkak të transporti pasi nuk ishte shumë larg nga Siria.

Sipas meje ishte një mundësi e mirë dhe e sigurt për Shqipërinë.

Por ata vendosën të mos e bëjnë, çdo gjë është në rregull’, tha Aleksandër Arvizu.