Allegri flet pas kualifikimit të Juventusit në Champions: Me Ronaldon...

Fitorja minimale 1-0 në shtëpi ndaj Valencias i siguroi Juventusit kualifikimin për në fazën me eliminim direkt.

Trajneri Masimilliano Allegri në konferencën për shtyp deklaroi: “Valencia e tregoi se është në një gjendje të mirë, kanë mbrojtjen më të mirë në La Liga dhe nuk është e lehtë t’i shënosh.

E kishim të vështirë të gjenim hapësira. Duhej të shfrytëzonim më mirë mundësitë për golin e dytë. Kjo ishte një ndeshje që duhej të përdornim kokën për të fituar. Kjo është një skuadër pothuajse si ajo e sezonit të kaluar, por duke luajtur më shumë me njëri-tjetrin jemi përmirësuar akoma më shumë, dhe e lëvizim më shpejt topin.

Ronaldo na jep një siguri dhe vetëbesim, me ardhjen e tij, por në thelb skuadra është e njëjtë”, u shpreh Allegri.