Juventus-Valencia, notat e lojtarëve. Ja kush ishte më i miri

Juventusi fitoi në shtëpi me Valencian sfidën e vlefshme për Grupin H të Ligës së Kampioneve, raporton Syri.net.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Mario Mandzukic në minutën e 58-të.

Kroati shtyu në rrjetë një top të ardhur nga Cristiano Ronaldo.

Me fitoren e sotme bardhezinjtë siguruan kualifikimin në fazën e 1/8-ave të finaleve.

Më i miri i sfidës me Valencian ishte Mandzukic (8.2), ndërsa Ronaldo u vlerësua me notën 7.5.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni notat e lojtarëve të vlerësuar nga "Whoscored.com".