Konfirmohet takimi Trump-Putin në samitin e G-20
Presidenti i SHBA Donald Trump do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në samitin e G20 në Buenos Aires.
Por, Trump nuk do të takohet me princin e kurorës së Arabisë, Mohammed bin Salman.
John Bolton u shpreh para gazetarëve se nuk kishte ndonjë arsye se përse Trump nuk do të takohej me bin Salman, por thjesht kishte agjendë të ngjeshur.
/Syri.net/