VIDEO/ Manchesteri shënon në fund, Mourinho reagon si i çmendur duke përplasur...

Manchester United ka marrë një fitore tepër të rëndësishme ndaj Valencias në “Old Trafford”.

Por “Djajtë” duhet të vuanin shumë për të gjetur avantazhin, i cili ka ardhur në fund të takimit falë golit të Fellainit.

Dhe pas golit, përveç tifozëve në shkallët e stadiumit, ai që shfryu më shumë ishte trajneri Jose Mourinho.

Portugezi nuk e mbajti veten duke përplasur në tokë shishet e ujit, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.