Presidenti Meta darkë me Stipen Mesiç

Presidenti shqiptar Ilir Meta, një natë para festës së Flamurit, ka darkuar me ish-presidentin kroat Stipen Mesiç në Tiranë.

Ish-presidenti kroat ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në kremtimin e festës së Flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Të ftuar nga zyra e presidentit për ta festuar 106-vjetorin e shpalljes së pavarësisë janë shumë personalitete të larta shtetërore.