Lleshaj si Xhafaj, premton ‘Vetting’ në polici..., por pas atij në drejtësi

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj për herë të parë i është rikthyer “teorisë” së “Vetting”-ut në Polici. Këtë, që ish-mi9nsitri Famtir Xhafaj, “harroi” dhe nuk e përmendi në “fjalimin e tij të lamtumirës”, pasardhësi, po e rikthen, me prmeitmin se do ta cojë deri në fund..., por kur të mbarojë “Vetting”-u në drejtësi.

Prmetimin e tij, ministri i Brendshëm e bëri për herë ët parë sot, në takimin me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Në këtë takim Lleshaj konfirmoi se Vetting-u në drejtësi, do të pasohet nga Vetting-u në Policinë e Shtetit, duke shtuar se nderi dhe integriteti i punonjësit të Policisë janë themelore për të patur një trupë policore profesionale dhe të shëndetshme.

Në fokus të takimit mes dy zyrtarëve ishte përmbushja e kushteve nga Shqipëria në rrugëtimin drejt BE-së.

Presidenti Sobotka tha se lufta kundër krimit të organizuar, jo më kot është një pikë e rëndësishme në kërkesat e BE-së, duke nënvizuar se rezultatet do të bindin edhe vendet ende skeptike. Ai deklaroi se Austria mbetet një partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, e këtu veçoi jo vetëm marrëdhëniet bilaterale, por edhe në një kontekst më të gjerë rajonal.