‘Bomba’ Berishës: 580 kriminelë vetëm në Vlorë e Shkodër

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë sonte shifra të frikshme për anëtarët e bandave në Shqipëri.

Sipas tij, vetëm në Shkodër dhe Vlorë ka më shumë se 580 anëtarë bandash.

‘Në Shkodër ka banda me 180 anëtarë.

Në Vlorë bandat kanë më shumë se 400 anëtarë

Pse janë këta kaq të fuqishëm?

Sepse ka mbështetje dhe lidhje politike. Hiqja mbështetjen dhe e shikojmë, nuk ka banditë trima.

Hiqua mbështetjen dhe e shikojmë se si sillen ata’, theksoi mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha përballë gazetarit Lutfi Dervishi në emisionin ‘Përballë në RTSH.